23-04-2024

Morinë-Vërmicë përcaktohet pikë “e gjelbër” prioritare e kalimit kufitar

Pika e përbashkët doganore Morinë-Vermicë si dhe pikat doganore të Durresit, Hanit të Hotit, Qafë-Thanës dhe Kakavijës janë përcaktuar pikat “e gjelbra” prioritare të kalimit kufitar deri në përfundimin e pandemisë botërore COVID- 2019 për mallrat e konsideruara si të nevojës “essential goods”.

“Për miratimin e propozimit të përbashkët të përgatitur nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit dhe Sekretariati i CEFTA-s, për të lehtësuar transportin e mallrave të nevojës së parë brenda Ballkanit Perëndimor”, palët e CEFTA-s kanë përcaktuar pikat “të gjelbra” prioritare të kalimit kufitar, të cilat për Republikën e Shqipërisë janë degët doganore Durrës, Morinë, Shkodër (Hani i Hotit), Qafë Thanë dhe Kakavijë,” ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë, Gjon Bardhi, në një deklaratë për mediat, të premten në Tiranë, shkruan KOHA.

Drejtori Bardhi ka theksuar se edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalon jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota, në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga COVID-19, Shërbimi Doganor Shqiptar është 24 orë në punë në të gjitha degët, veçanërisht ato kufitare për zbatimin e të gjithave procedurave operacionale.

Në deklaratë specifikohet gjithashtu se grupmallrat që do të kenë përparësi në doganë do të jenë si më poshtë: Shërbimet dhe procedurat operacionale vijojnë ndaj operatorëve ekonomikë dhe të gjithë zinxhirit të importuesve dhe transportuesve të mallrave, duke krijuar lehtësi për mallrat ushqimore, për të cilat nuk ka pasur asnjë pengesë deri tani në të gjitha Degët Doganore./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.