03-11-2024

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell

Zonat anticiklonike nga Atlantiku do të vazhdojnë të shtrihen mbi rajon, duke kushtëzuar mot të nxehtë dhe stabil përgjatë fundjavës, deri në ditët e para të javës së ardhshme. Mirëpo, rreth viseve malore ekzistojnë mundësi për zhvillime të vransirave lokale, që orëve të pasdites do të shoqërohen edhe me reshje lokale shiu dhe bubullima.

Nga mesi i javës fusha të presionit të ulët nga Atlantiku verior do të depërtojnë mbi rajon, ku sërish pritet të favorizojnë mot jostabil me reshje lokale shiu dhe bubullima.

11.08 – Mot i nxehtë, paradite kryesisht me diell, e pasdite pjesërisht vranët. Në perëndim të vendit rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

12.08 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

13.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.

14.08-15.08 – Mot i nxehtë, pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, por që mbeten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 16C, ndërsa maksimalet 28C deri në 31C.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë e lehtë nga verilindja 2-4m/s. Shtypja atmosferike mbetet pak e lartë mbi vlera normale, me tendencë që gradualisht të zbres rreth këtyre vlerave./KosovaPress/

Asnjë koment

Comments are closed.