03-12-2024

Moti dhe temperaturat për pesë ditët e ardhshme

Fusha të presionit të lartë nga Afrika veriore do të vazhdojnë të sjellin vapën afrikane mbi Mesdhe dhe rajonin tonë ditëve të fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, parashikon Prishtina Weather.

“Do të mbajë mot shumë i nxehtë, kryesisht me diell, e temperaturat maksimale pritet të rriten edhe mbi 35 gr/ C, sidomos nga dita e diel dhe ditëve të para të javës në vijim”, sipas shërbimit të meteorologjisë.

“Sipas tendencave të parashikimeve të fundit, në pjesën e dytë të javës së ardhshme mund të priten depërtime të masave më të freskëta ajrore nga veriu i kontinentit, që do të zbresin temperaturat përreth vlerave mesatare me mundësi edhe për reshje lokale shiu”, parashikon PW.

Parashikimi për datat 10-14 gusht:
10.08 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe me diell
11.08 – Shumë nxehtë, me diell.
12.08-13.08 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe me diell.
14.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Temperaturat e ajrit do të mbesin ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 17C deri në 18C, e maksimalet nga 33 -36 gr/C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, e më pas do të zbres përreth këtyre vlerave.

Asnjë koment

Comments are closed.