Moti dy ditët e ardhshme në Prizren
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20- 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.