Moti gjatë dy ditëve  

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit dita e premte do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe stuhi lokale.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 27-29 gr./C.

Të shtunën, ndërkaq do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale mbeten të ngjashme, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë deri 30 gr. C. /GazetaePrizrenit.net