18-05-2024

Moti gjatë dy ditëve

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet mot i ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë në 26 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Prizren temperaturat do të lëvizin ndërmjet 6 – 26 gradë Celsius

“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbaj edhe gjatë ditëve vijuese. Kjo situatë stabile vie si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit, ku për pasojë do të kushtëzojnë mot me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Kjo gjendje stabile e motit parashihet të vazhdoj edhe 7 ditë, ku më pas pritet ç’rregullim i motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu”./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.