19-05-2024

Moti gjatë fundjavës

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit, gjatë kësaj fundjave parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndërrueshme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të shtunën vende-vende ka mundësi të ketë zhvillim të vranësirave, të cilat mund të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu.

Në Prizren temperaturat do të lëvizin ndërmjet 6-7 deri 18 gradë Celsius. Në vend ndërkaq, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius”.

Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 10m/s.

Moti pritet të ndryshojë javën e ardhshme, kur priten erëra, reshje dhe ulje të temperaturave./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.