Moti gjatë fundjavës
Në rajonin e Prizrenit parashihet që temperaturat e ajrit, gradualisht të fillojnë të rriten rreth vlerave mesatare, por që minimalet dy ditët e ardhshme mbeten afër 0 C.
Megjithatë sikur në të tërë vendin minimalet do të luhaten nga 1C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 20C.
Anticikloni që u shtri mbi rajon, pas kalimit të frontit të ftohtë gjatë ditës së hënë, vazhdon të mbetet i fuqishëm edhe në ditët e ardhshme, duke sjell kushte për mot stabil dhe kryesisht me diell, por në orët e mëngjesit vende-vende me mundësi për ngrica.
Sot mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, vende-vende që do të vazhdojnë edhe ditën e diel në mëngjes dhe paradite. Në vise malore mbi 1500 m, mundësi edhe për reshje bore. Gjatë ditës mot kryesisht me vranësira. Të hënën – Mot pjesërisht i vranët./GazetaePrizrenit.net