Moti gjatë fundjavës
Gjatë fundjavës do të vazhdojë të mbetet me kushte të ngjashëm meteorologjike, me diell dhe vranësira kalimtare.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo gjendje bllokuese anticiklonike e cila është shfaqur para një periudhe të gjatë kohore do ta vazhdojë ritmin edhe për disa ditë, duke e mbajtur situatën termike me vlera të ngjashëm dhe pa reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.