Moti ndryshon, parashikimi për 5 ditët e ardhshme
Sërish mot stabil gjatë javës, por jo me temperatura shumë të larta. Në fundjavë sërish mundësi për reshje shiu, parashikon “Prishtina Weather”, raporton Gazeta e Prizrenit.
Kalimi i një fronti nga dita e premte sjell vransira dhe mundësi për të reshura shiu, që mund të vazhdojnë edhe ditën e shtunë.
Datat:
7.11 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës intervale me diell. Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave.
8.11 – Paradite vransira, që shpërndahen gjatë ditës, ku do të ketë intervale më të gjata me diell.
9.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave kushte për mjegull.
Lexo Edhe:
Shqiptarët nuk ikin pse janë kriminelë, por u ikin kriminelëve!
10.11 – Kryesisht me diell. Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull.
11.11 – Kryesisht me vransira, pasdite shkurtimisht me mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat nuk do të jenë në vlera shumë të larta. Minimalet luhaten ndërmjet 4C e 7C, e ato maksimale rriten në 16C e 18C, derisa ditën e premte mund të pësojnë rënie të lehtë në 13C.
Do ketë më shumë qetësi, por se frynë kohëpaskohe erëra të lehta nga krahu jugor 2-6m/s. Ditën e premte edhe mesatare nga veriu 4-8m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale.