25-04-2024

Moti ndryshon, parashikimi për 5 ditët e ardhshme

Sërish mot stabil gjatë javës, por jo me temperatura shumë të larta.  Në fundjavë sërish mundësi për reshje shiu, parashikon “Prishtina Weather”, raporton Gazeta e Prizrenit.

Kalimi i një fronti nga dita e premte sjell vransira dhe mundësi për të reshura shiu, që mund të vazhdojnë edhe ditën e shtunë.

Datat:

7.11 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës intervale me diell.  Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave.

8.11 – Paradite vransira, që shpërndahen gjatë ditës, ku do të ketë intervale më të gjata me diell.

9.11 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes përgjatë ultësirave kushte për mjegull.

Lexo Edhe:

Shqiptarët nuk ikin pse janë kriminelë, por u ikin kriminelëve!

 

10.11 – Kryesisht me diell.  Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull.

11.11 – Kryesisht me vransira, pasdite shkurtimisht me mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat nuk do të jenë në vlera shumë të larta.  Minimalet luhaten ndërmjet 4C e 7C, e ato maksimale rriten në 16C e 18C, derisa ditën e premte mund të pësojnë rënie të lehtë në 13C.

Do ketë më shumë qetësi, por se frynë kohëpaskohe erëra të lehta nga krahu jugor 2-6m/s.  Ditën e premte edhe mesatare nga veriu 4-8m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.