12-10-2024

Moti në rajonin e Prizrenit

Sot në rajonin e Prizrenit parashihet të mbaj mot kryesisht me diell dhe vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pasdite do të ketë vranësira të pjesshme, të cilat nuk do të ndikojnë në prishjen e ekuilibrit termik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Në njoftimin e IHM-së thuhet se masat e ajrit të ardhura nga pjesa jugperëndimore e vendit gjatë pasditeve do të jenë më aktive duke bërë që shpejtësia e erës të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa nëpër disa lokalitete të kufizuar këto masa të ajrit do të jenë më aktive./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.