Moti: Paralajmërohen vërshime të Premten dhe të Shtunën në Kosovë (Harta)

Vendi ynë sot do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, ku gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, duke gjeneruar reshje shiu, të cilat kohë pas kohe do të jenë në formën e rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër në zona të caktuara.

Reshjet pritet të marrin intensifikim vonë pasdite dhe në mbrëmje, të cilat në zona të caktuara do të jenë me lëvizje të ngadalshme, duke shkaktuar edhe vërshime!

Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës si dhe ditën e Shtunë, duke rrezikuar gjendjen edhe më tepër për vërshime, sidomos në ato zona që janë të prirura.

Sasia totale e reshjeve brenda 48 orësh (e Premte-e Shtunë), ku në veri dhe jug të Maqedonisë së Veriut pritet gjendja më e rënduar, e po ashtu edhe pjesë të shumta të Greqisë

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi 20-70 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, ku të Premten minimalet do të luhaten prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 25°C. Vonë pasdite, temperaturat do të pësojnë ulje më të ndjeshme, duke zbritur nën vlerën 20°C.

Të Shtunën parashihet minimalet të luhaten prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C. /MeteoKosova/