Moti: Parashihet ndryshim, nga diell në stuhi
Nga sot, pritet destabilizim i fuqishëm i motit në zona të caktuara, përderisa moti së pari do të karakterizohet kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, të cilat gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe shiu, breshër e shkarkesa të fuqishme rrufesh.
Po ashtu, pritet fuqizim në parametrin e erës, e cila në momente dhe zona të caktuara do të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-70 km/h, me ç’rast mund të ketë edhe dëme materiale!
Të Mërkurën dhe të Enjten, parashihet mot me diell dhe vranësira, ku priten edhe rrebeshe të izoluara dhe shkarkesa të pakta rrufesh, percjell MeteoKosova. Njëkohësisht, temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë.
Nga dita e Premte pritet të depërtojnë masat e ftohta polare, duke sjellur ulje të theksueshme të temperaturave dhe intensifikim të reshjeve, përfshirë edhe ditën e Shtunë.
Të Dielën parashikohen vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 11 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 35°C. Pra, nga dita e Premte pritet ulje e theksueshme e temperaturave.