23-04-2024

Një 22-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme në Sarandë

Një 22-vjeccar nga Saranda humb i jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme për shkak të stuhisë.

22-vjeçari Armando Kazma ka qenë duke luajtur futboll në momentin që qyteti është përfshirë nga stuhia, dhe për pasojë ka rënë tenda e kalçetos e cila e ka zënë poshtë të riun.

Armando Kazma u transportua me urgjencë drejt spitalit, por ndërroi jetë sapo mbërriti pranë bluzave të bardha. 22-vjeçari ishte diplomuar vitin e shkuar teksa mësohet se ishte i angazhuar edhe politikisht.

 

Asnjë koment

Comments are closed.