24-10-2024

Moti: Parashikimi për sot

Për sot parashihet mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu.

Në orët e mëngjesit, në zona të caktuara pritet të ketë edhe ndonjë reshje të dobët bore dhe shi që ngrihet, njofton MeteoKosova percjell Gazeta e Prizrenit.

Temperaturat minimale do të luhaten prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7°C.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 15-36 km/h.

Sqarim: “Shiu që ngrihet” (freezing rain), është fraza që u jepet reshjeve të shiut të cilat ngrijnë në kontakt me sipërfaqen e tokës kur në lartësi 1500 m temperatura është pozitive ndërsa në sipërfaqe tokësore është negative. Andaj keni kujdes!

Asnjë koment

Comments are closed.