Moti: Parashikimi për sot
Për sot ( e shtunë ) parashihet mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh, ku fillimisht pritet të ketë reshje të izoluara shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, kryesisht në perëndim të vendit.
Vonë pasdite, veçanërisht në orët e mbrëmjes, pritet të ketë intensfikim të reshjeve në gjithë territorin e Kosovës.
Reshjet lokalisht do të jenë intensive, sidomos në zonën jugperëndimore, perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 12-17 °C.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindor, e cila kohë pas kohe pritet lokalisht të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-55 km/h!/ MK