12-10-2024

Neymar i mërzitur sa më s’ka, qan me lot pas humbjes me Kroacinë

Ylli brazilian, Neymar la të kuptohej se mund të largohej nga futbolli ndërkombëtar të premten, duke thënë se nuk mund të garantonte “100 për qind” se do të luante sërish për ekipin kombëtar. Duke folur pas humbjes së skuadrës së tij në çerekfinalen e Kupës së Botës në Katar, superylli i Paris Saint-Germain tha se: Unë nuk po i mbyll asnjë derë kombëtares, por gjithashtu nuk po garantoj 100 për qind që do të kthehem. Më duhet të mendoj pak më shumë për këtë, se cila është gjëja e duhur për mua dhe për kombëtaren.

Neymar barazoi rekordin e Peles me 77 gola për Brazilin me një goditje të shkëlqyer të premten, por Bruno Petkoviç barazoi në minutat e mbetura.

4 vite më parë në Rusi, Neymar dhe Brazili pësuan eliminim në të njëjtën fazë nga Belgjika. Në vitin 2014, Selecao u poshtëruan 7-1 në gjysmëfinale nga Gjermania pa Neymar, i cili humbi ndeshjen për shkak të një dëmtimi.

“Është një ndjenjë e tmerrshme, mendoj se kjo është një ndjenjë më e keqe se ajo që ndodhi në Botërorin e kaluar. Është e vështirë të gjesh fjalët për të përshkruar këtë moment. Ne luftuam dhe unë jam krenar për shokët e mi të skuadrës, krenar për karakterin që ata treguan për t’u rritur dhe për të goditur penallti.”

Po ashtu, trajneri i Brazilit Tite konfirmoi se do të largohej nga pankina pas ndeshjes.

Asnjë koment

Comments are closed.