Moti: Parashikimi për sot ( e martë )
Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh në orët e para të mëngjesit, ku priten edhe kushte për mjegull apo vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira, më pas menjeherë pritet dendësim i vranësirave, të cilat pritet të gjenerojnë reshje shiu.
Reshjet pritet të fillojnë në pjesën e parë të ditës, së pari në pjesën perëndimore, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet të intensifikohen dhe të shtrihen në të gjithë territorin e Kosovës, të cilat kohë pas kohe do të jenë në formë të rrebesheve, ku ka mundësi të ketë edhe ndonjë shkarkesë elektrike, njofton MeteoKosova, percjell Gazeta e Prizrenit.
Reshjet më intensive parashihen në orët e mbrëmjes dhe sërish më të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit, duke shkaktuar përmbytje të reja, të cilat mund të jenë katastrofike, sidomos në ato zona të cilat janë përmbytur tashmë nga reshjet e fundit.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 6 -10° C.
Era do të fryjë nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, veçanërisht në orët e mbrëmjes, me shpejtësi prej 15-65 km/h!