23-04-2024

Moti: Parashikimi për sot (e martë)

Për sot parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës, ndërsa mëngjesi pritet të jetë me acar, ku do të krijohen edhe kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.

Gjithashtu, bryma do të jetë e pranishme në ato vende ku mbretëron kthjelltësia gjatë natës, andaj keni kujdes gjatë vozitjes, njofton MeteoKosova, percjell Gazeta e Prizrenit.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe i lindjes me shpejtësi prej 10-26 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 5-7 °C.

Asnjë koment

Comments are closed.