Moti: Parashikimi për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet të ketë edhe ndonjë reshje të izoluar shiu në zona të caktuara.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, ku minimalet do të luhaten prej 1 deri në 3 °C, ndërsa ato maksimale prej 11 -14 °C.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme me shpejtësi prej 20-50 km/h!, njofton MeteoKosova, percjell Gazeta e Prizrenit.