26-11-2024

Moti për dy ditët e ardhshme

Për dy ditët e ardhshme parashihet mot kryesisht me diell dhe të qetë. Vranësirat kalimtare pritet të ketë vetëm përgjatë relievit malor, ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e rrezeve të diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, që nënkupton se nga ora 9-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet e diellit.

Kushtet agrometeorologjike do të jenë në favorin e bujkut, meqë prezenca e gjatë e insolacionit pas reshjeve të fundit, do të ndikoj pozitivisht në të gjithë florën. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

 

Asnjë koment

Comments are closed.