17-04-2024

Moti për javën e ardhshme: Shi e borë në viset malore

Shi ditën e martë dhe enjte. temperaturat më afër vlerave mesatare dhe borë në vise malore, parashikon “Prishtina Weather”.

Periudha me të reshura shiu po parashihen në javën e parë të muajit mars, pas një shkurti mjaft të thatë. Të reshura shiu herë herë edhe me intenzitet më të lartë paraqiten ditën e martë, që nga orët e hershme të mëngjesit. Ditën e mërkurë do të ketë edhe intervale me diell, derisa të enjten orëve të pasdites sërish priten kushte për të reshura lokale shiu, që aty këtu mund të shoqërohen edhe me bubullimë. Ditën e premtë mbeten mundësi vetëm si riga lokale shiu. Të reshura dëbore priten vetëm në zona më të larta malore.

Temperaturat zbresin edhe përreth vlerave mesatare, nga 14C në fillim të javës deri në 8C, ato maksimale, ndërkohë që minimalet luhaten ndërmjet 2C e 4C.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme dhe të mira gjatë ditës. Orëve të mbrëmjes, në kushte qetësie pritet rritje e koncentrimit të ndotësve ajror, që do të çojë indeksin edhe në vlera të dobëta apo edhe shumë të dobëta të mërkurën mbrëma.

Asnjë koment

Comments are closed.