04-05-2024

Moti për javën e ardhshme

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit gjatë pesë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet më të theksuara do të jenë ditën e hënë, më tej do të ketë vetëm riga të izoluara shiu dhe në territore të kufizuara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen ndërmjet 12-17 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike bashkë me temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje të lehta.

IHMK njofton se do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.