26-04-2024

Moti për pesë ditë

Në Prizren e rrethinë, sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa nesër me vranësira. Temperaturat do të jenë në rritje.

Ditët e fundjavës do të shtojë vranësirat dhe nuk përjashtohet edhe mundësia për reshje shiu dhe bore, ndërsa në vise malore vetëm reshje bore.

Sot në vise të ulëta mundësi për mjegull. Kryesisht kthjellët dhe me diell.

Të premten: Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Kryesisht me vranësira, e vonë në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

Në fundjavë mot i ndryshueshëm. Të shtunën në mëngjes vende-vende reshje të dobëta bore, e në vise të ulëta mjegull. Ditën vranësira dhe diell. Ditën e diel në mëngjes mjegull në ultësira. Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

Të hënën në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Kryesisht vranët. Pasdite reshje të dobëta shiu, që në mbrëmje do të shndërrohen edhe në borë.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat e ajrit gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare, ndërsa maksimalet edhe përmbi këto vlera. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në 0C, e maksimalet në ditët e ardhshme do të rriten deri në +6C, e në fundjavë do të zbresin lehtë në +3C./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.