Moti për pesë ditët e ardhshme
Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit, gjatë pesë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet parashihet të përfshijnë gjithë territorin e vendit tonë, por intensiteti i tyre si gjithherë nuk do të jetë i njëjtë, për shkak të specifikave klimatike që ka vendi ynë.
“Gjithashtu edhe në fushat termike, sidomos në temperaturat maksimale do të ketë rënie të theksuara, ku ditën e martë maksimalet nuk do të kalojnë vlerat mbi 12 gradë Celsius”, bën të ditur IHMK-ja.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve, parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 12-17 gr. C.
Në Prizren temperaturat parashihet të lëvizin ndërmjet 6 -16 gr. C të hënën, derisa të martën pritet ulje e tyre në 6 deri në 12 gr.C.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s./GazetaePrizrenit.net