03-05-2024

Dega e PDK-së në Zhur zgjodhi kryetarin

Në krye të degës së PDK-së në Zhur edhe për një mandat do të jetë Bedri Hoxhaj, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Kështu vendosën sonte delegatët e Kuvendit zgjedhor në kuadër të procesit zgjedhor brendapartiak të këtij subjekti politik. Hoxha u zgjodh me shumicë të votave të delegatëve, ndërsa po ashtu u zgjodhën 27 anëtarë të Këshillit Drejtues si dhe delegatët për Konventën Qendrore.

Ndërkaq dega e Prizrenit, kryetarin e ri pritet ta zgjedh, më 13 prill, kur mban edhe Kuvendin e saj.

Pos Shaqir Totajt, që ka shpallë zyrtarisht kandidaturën, pretendime për këtë pozitë paralajmërohet të kenë edhe Kujtim Gashi e Nijazi Kryeziu. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Zhuri Madh

Asnjë koment

Comments are closed.