05-05-2024

Prizreni këtë javë është shtuar për 56 banorë të rinj

Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar edhe 56 banorë. Krahasuar me javën paraprake, në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” këtë javë janë regjistruar më shumë lindje, shkruan “GazetaePrizrenit.net ”.

Mbështetur në shënimet e maternitetit del se këtë javë numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, gjithsej 30 djem apo katër më shumë se sa vajza, numri i të cilëve është 26. Numri i djemve ka qenë më i madh edhe javën e kaluar, por se dallimi ka qenë më i madh për nëntë.

Krahasuar me javën paraprake, numri  i të porsalindurve është rritur për 15 sosh.

Gjatë kësaj jave nuk ka pasur asnjë një lindje gemellare (binjak)./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.