20-04-2024

Moti për pesë ditët e para të shkurtit

1.02 – Në mëngjes ftohtë, vransira kalimtare. Ditën mot i butë dhe kryesisht me diell.

2.02 – Në mëngjes ftohtë, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën butë, me vransira dhe intervale më të gjata me diell.

3.02 – Butë, kryesisht me vransira, e gjatë ditës intervale me diell.

4.02-5.02 – Të martën butë, vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje do të fryejë erë, priten reshje shiu, që më vonë do të shndërrohen në reshje bore. Ditën e mërkurë mot i ftohtë dhe me erë, kohëpaskohe me reshje bore. Nga Dukagjini gjatë ditës reshje të përziera shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri +3C, e maksimalet nga 12C deri në 15C, ndërsa ditën e mërkurë minimale do të zbresin në 1C, e maksimale në 3C.

Do të fryejë erë e lehtë kryesisht nga jugperëndimi 1-3m/s. Ditën e martë dhe mërkurë do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme së pari nga jugperëndimi 6-25m/s, e më pas nga veriperëndimi 5-11m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, por me afrimin e ciklonit do të pësojë rënie të thellë nën këto vlera.

Asnjë koment

Comments are closed.