Moti sot
Në rajonin e Prizrenit sikur edhe në pjesën tjetër të vendit, për sot parashihet një ditë me diell dhe me temperatura të larta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se termometri do të kalojë mbi 30 gradë celsius.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.