02-12-2024

Emocionuese: Berberi tregon si u ngjit mbi automjetin e ushtarëve të NATO-s (Video)

Agim Berberi tregon për gëzimin që kishte në ditën kur në Gjakovë u futen ushtarët e NATO-s

Historia e tij me luftën është shumë e tmerrshme. Ishte fundi i muajit maj i vitit 1999 kur serbët e morën Agim Berberin nga banesa e tij dhe e torturuan për ditë të tëra, në fshatin Osek të Gjakovës.

“I kam pas sytë e lidhun prej banesës deri në Osek, e krejt teshat mi kanë qky, e m’kane desh, m’kanë ul n’gjak edhe i kanë nxjerr bejsbollat, me kanop të lagt… me, edhe kanë thanë çdo tre minuta ki mu rreh”.

E kështu për çdo 3 minuta serbët e rrahën Berberin, deri në momentin kur ia hoqën edhe dhëmbët.

Prandaj 20 vite pas e tëra që mund të bëjë Berberi është një falënderim për NATO-n.

E pas gjithë këtyre torturave që i’a bënë serbët, për Agim Berberin  ëndrra e vetme ishte liria e vendit.

Madje kjo është dita më e rëndësishme në jetën e tij.

20 vite pas, Agim Berberi, i cili u bë i njohur përmes kësaj videoje, tregon për emocionet që i solli ardhja e trupave të NATO-s.

“Kur ka hi Nato në Kosovë na jena qu gjallë prej vorrit, se na këna menu që nuk ka mbet asnjë njeri në Gjakovë”.

Asnjë koment

Comments are closed.