20-04-2024

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës, deri në orët e vona, parashihet të shoqërohen me reshje shiu, kurse në viset kodrinore-malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore, bën të ditur

Kjo situatë e motit me shi parashihet ditën e premte, por edhe të shtunën në orët e para do të vazhdojnë reshjet vende-vende, me intensitet të dobët.

 

Sipas IHM-së, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, njofton instituti.

 

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi, herë-herë me vrull, shpejtësia e së cilës parashihet të arrijë deri 18m/s në Dukagjin, ndërsa në rrafshin e Kosovës shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 14m/s.

“Kjo situatë meteorologjike do të ndikojë pozitivisht që kushtet biometeorologjike të jenë relativisht të mira. Java tjetër, konkretisht dita e pavarësisë parashihet të jetë me temperatura të larta, mbi mesataren e muajit që jemi. Ato do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius”, parashikon IHMK’ja.

Asnjë koment

Comments are closed.