Moti sot e nesër

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë–herë me reshje shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh.

Të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, vranësirat në pjesën e dytë do të zhvendosen në drejtim të juglindjes.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës gjatë këtyre dy ditëve, parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7 m/s.