Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, por pasdite me vranësira.
Në rajonin e Prizrenit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 deri 30 gradë Celsius.
Në disa pjesë të vendit, kryesisht në perëndim, qendër dhe veriperëndim priten reshje afatshkurta shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Në vend ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 28-30 gr./ C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s./GazetaePrizrenit.net