24-04-2024

Moti: Sot parashihen ndryshime

Për sot ( e dielë ) parashikohet mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të pakta bore. Acar i madh.

Gjatë pasdites erërat gradualisht do të fillojnë të dobësohen, sidomos në orët e mbrëmjes.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, ku minimalet do të luhaten prej -7 deri në -4 °C, ndërsa ato maksimale prej -4 deri në -0 °C.

Si pasojë e erërave të fuqishme, në momente të caktuara ndjeshmëria e temperaturës do të jetë prej -19°C deri në -8°C

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, e në zona të caktuara pritet jashtëzakonisht e fuqishme, sidomos në zonën e Istogut, me shpejtësi prej 20-90 km/h! Priten dëme materiale, njofton MeteoKosova percjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.