Moti për katër ditët e ardhshme

.11.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Gjatë ditës vransira të pakta kalimtare.

12.04 – Ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.

13.04 – Mbetet ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

14.04 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me shi. Orëve të mëngjesit përreth viseve kodrinoro-malore me mundësi edhe për reshje bore.

Temperaturat minimale shënojnë rritje në vlera pozitive në fundjavë, e deri të martën edhe në 6C. Maksimalet ditën e diel rriten në 17C, e të hënën e të martën edhe deri në 20C. Të mërkurën pësojnë rënie në 12C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-6m/s.

Shtypja atmosferike ka shënuar rritje mbi vlera normale.