Motit sot në Kosovë, parashihen reshje bore

Sot, mbi Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, kurse në viset e larta malore parashihet që reshjet e shiut të shoqërohen me borë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj dukshëm në rënien e temperaturave, kryesisht të atyre maksimaleve për 8-10 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

 

 

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.