05-11-2024

Muharremaj reagon ndaj asfaltit të shkatërruar në fshatin Nishor të Suharekës

Pas publikimit në rrjete sociale të pamjes së një pjesë të deformuar të asfaltit në fshatin Nishor të Suharekës, ka reaguar kryetari i Komunës, Bali Muharremaj.

Nëpërmes faqes së tij në ‘facebook”, ai është arsyetuar së rruga Nishor-Breshanc nuk është ndërtuar në kohën sa ky është krye të Komunës.

“Natyrisht ne të gjithë pa dallim, duhet ta kritikojmë cilësinë e dobët të punimeve. Andaj unë ju siguroj që gjithmonë do ta keni mbështetjen për të kritikuar punën jo cilësore”, ka shkruar Muharremaj. /GazetaePrizrenit.net /

Fotografia e Bali Muharremaj

Asnjë koment

Comments are closed.