16-06-2021

Mungesa e vizave, Shala: BE-ja ka rënë në provim me kosovarët

Analisti politik, Blerim Shala, ka thënë se mungesa e një vendimi pozitiv për liberalizimit e vizave për Kosovën nga ana e BE-së është rast i paprecedentë për Brukselin.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës është dashtë të udhëtojnë lirshëm në Europë për festat e fundvitit të 20118-ës dhe se në këtë aspekt ka rënë nga provimi

Për Shalën, ky s’është dështimi i vetëm i BE-së në raport me Kosovën.

“BE-ja ka ra keq në këtë provim para qytetarëve të Kosovës, teksa një tjetër rënie në provim, edhe më e madhe, e BE-së, në këtë aspektin e funksionimit politik të Bashkimit Europian, ka ndodhur në vitin 2008-të, kur pesë shtete të BE-së, nga 27 shtetet anëtare, nuk iu bashkua 22 shteteve të BE-së në njohjen e shtetit të Kosovës”.

“Gjithçka do të ishte ndryshe sot në raportet e Kosovës me BE-në, si dhe në marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë (dialogu për normalizimin e marrëdhënieve do të kishte përfunduar qëmoti), po të kishte pajtim për Kosovën në mes të shteteve anëtare të BE-së”.

Shala ka thënë se janë qytetarët e Kosovës që po i vuajnë pasojat e këtyre gabimeve dhe dështimeve të BE-së.

Madje, sipas tij, kjo po ndodhë edhe në sigurimin e vaksinave për qytetarët e BE-së dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Sidoqoftë, politika kosovare, kjo që është sot, me siguri me shumë të meta, (të cilat janë të ditura për të gjithë qytetarët e Kosovës), do të duhet të gjejë mënyra për ta kthyer për vendimmarrje në Bruksel çështjen e Liberalizimit të vizave për kosovarët, me një synim të qartë që në fund të këtij viti (apo, me një vonesë trevjeçare), kosovarët të udhëtojnë në Evropë pa viza”

Asnjë koment

Comments are closed.