19-04-2024

Murati: Jemi të gatshëm ta falim një pjesë të tatimit në pronë, u takon komunave të vendosin

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se qeveria është e gatshme që në kuadër të ligjit të ri në të cilin po punojnë, të trajtojnë edhe faturat e tatimit në pronë për vitin aktual.

Murati bëri të ditur se qeveria është e gatshme t’i dëgjojë komunat, pasi sipas tij, tatimi në pronë janë të hyra komunale dhe u takon atyre dhe të vendosin se çka duan të bëjnë.

“Ne si ministri jemi të gatshëm të mbështesim çdo kërkesë të komunave të uljes së tatimit për vitin aktual, qoftë duke shkuar për të gjithë njësoj ose duke marrë një përqindje të rritjes për ta falur si tatim në mënyrë që të mos ngarkohen qytetarët”, është shprehur Murati”, tha Ministri.

Ai gjithashtu u shpreh se gjatë vlerësimit kanë has në prona që s’kanë qenë fare të regjistruara për tatim.

Ministri tha se ideaj e këtij ligji është të kemi një përfshirje.

“Shembull, në komunën e Prishtinës është identifikuar një ndërtesë 20 katëshe që s’ka qenë e regjistruar për tatim. E, vlera ishte diku 14 milionë euro e s’ka qenë e regjistruar për tatim”, është shprehur Murati, transmeton IndeksOnline.

Asnjë koment

Comments are closed.