18-04-2024

Muriqi arrin rekord me këto shifra të frikshme

Sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi, ka zhvilluar një gjysmësezoni fantastik. Sulmuesi i Kosovës është kthyer në liderin e turqve dhe ka arritur të marrë vëmendjen e shumë klubeve. “Bisha” ka dërguar 10 herë topin në rrjetë në gjysmën e parë të sezonit duke vendosur një rekord te turqit.

Muriqi është sulmuesi më i mirë i 12 viteve të fundit për gjysmën e parë të sezonit, pasi askush brenda kësaj periudhe nuk ka shënuar aq gola sa ai te Feneri. Drejtuesit e Fenerbahçes bënë një goditje mjaft të mirë me blerjen e tij në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi i Kosovës mbetet shumë i kërkuar dhe mund të largohet që në janar.

Ai ka pas vetes interesimin e shumë klubeve. Tottenhami, Lazio, Napoli apo dhe Monaco po vëzhgojnë Muriqin. Fenerbahçe e konsideron si të pashitshëm për momentin, por një ofertë e mirë financiare mund të ishte shumë joshëse për klubin turk.

Asnjë koment

Comments are closed.