Muriqi dhe Milinkovic-Savic komunikojnë në gjuhën serbe në Instagram
Vedat Muriqi i është përgjigjur në gjuhën serbe bashkëlojtarit të vet serb, Sergej Milinkovic-Savic në një postim në rrjetet sociale, i cili mund të shkaktojë polemika të shumta në atdheun e sulmuesit shqiptar.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Muriqi u rikthye nga lëndimi në fitoren e Lazios 2:0 kundër Napolit të dielën në Serie A, raporton Gazeta Express.
Lexo Edhe:
https://gazetaeprizrenit.net/sot-pritet-te-ekzekutohen-mjetet-e-trustit-per-70-mije-qytetare/
Ai u fut në lojë nga stoli rreth 25 minuta para fundit, në atë që ishte paraqitja e tij e parë pas më shumë se një muaji.
Ish-sulmuesi i Lirisë dhe disa skuadrave të tjera shqiptare u shpreh i lumtur që u rikthye në fushë, në një postim në të cilin dashuri i shprehu edhe bashkëlojtari i vet serb, Milinkovic-Savic.
“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer dhe që kam kontribuuar në skuadër. Tri pikë shumë të rëndësishme. Forca shqiponja!” shkroi Muriqi në Instagram.
Mesfushori i Kombëtares së Serbisë, Milinkovic-Savic i komentoi: “Ajde srce” që në shqip do të thotë “Forca zemër”
E Muriqi ia ktheu me “Ajmoooo” apo në shqip “Forcaaaa”.
Kjo mund të ngjallë polemika dhe reagime në Kosovë, veçanërisht duke i ditur kritikat e mëdha që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i kishte marrë pse i ishte përgjigjur në serbisht presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic gjatë një takimi për dialog mes dy vendeve.
Muriqi mungoi gjashtë ndeshje, katra në Serie A dhe dy në Ligën e Kampionëve për shkak të tërheqjes muskulore që e kishte pësuar kah mesi i nëntorit.
Ai i ka bërë nëntë paraqitje për Lazion deri tani këtë sezon, por është ende në kërkim të golit të parë që prej se iu bashkua asaj nga Fenerbahce në verë. /Gazeta Express/