23-11-2024

Muriqi shënon në fitoren e rëndësishme të Lazios kundër Atalantas

Vedat Muriqi ka shënuar golin e parë në Serie A dhe atë kundër skuadrës së Gasperinit, Atalanta. Gjiganti kosovar shënoi gol në minutën e 83 derisa nuk ishte titullar në këtë ndeshje

Vedat Muriqi ka vazhduar formën e mirë me Lazio.

Pasi ia bëri sefte kundër Atalantas me gol në Kupën e Italisë, Vedat Muriqi sonte ka shënuar një gol tjetër të rëndësishëm, por në një tjetër garë – atë të Serie A.

Lazio e fitoi këtë ndeshje me rezultat 1-3 duke ju afruar kështu vendit të katër në Serie A derisa ka pikë të barabarta me Romën dhe Atalantat që ndajnë pozitën 4 respektivisht gjashtë.

Lazio ishte më e mirë në këtë ndeshje dhe golin e parë e shënuan në minutën e 3 të ndeshjes.

Ishte malazezi Adam Marusic që do të shënonte gol në minutën e 3 pas asistimit të Radusë.

Pjesa e parë do të përfundonte me këtë rezultat.

Edhe në pjesën e dytë Lazio ishte shumë më e mirë.

Ata shënuan prapë në minutën e 51-të të ndeshjes. Kësaj radhe realizator ishte Correa në minutën e 51-të të ndeshjes.

Atalanta do të reagonte për të ngushtuar epërsinë në minutën e 79-të me anë të Pasalicit.

Goli i tretë për Lazion erdhi në minutën e 83- të.

Realizator ishte gjiganti i sulmit kosovar, Vedat Muriqi. Një kundërsulm i nisur nga lazio gjeti të lirë Perrerian në krah dhe ky asiston për të Muriqi i cili nuk e pati problem që të shënonte golin e tij të parë në Serie A dhe të dytin për Lazion.

Kjo ishte një fitore e rëndësishme për Lazion e cila tashmë hynë në garë për top-4 duke u barazuar me pikë me Romën dhe Atalantan. /GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.