Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ka të ndalur, ai u bë sërish protagonist duke mos u ndalur së shënuari. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar në ndeshjen e sotme ndaj Denizlispor, duke i dhënë fitoren aktualisht Fenerbahçes.
Në minutën e 62-të Muriqi pas një pasimi në zonë dërgon topin në rrjetë. Ky ishte goli i 4-t me fanellën e Fenerbahçes për Vedat Muriqin që vazhdon të shënojë.