17-05-2024

Nacionalistja Kadime Planeja varroset me nderime në Prizren (Video)

Ajo ishte e persekutuar nga ish regjimi jugosllav së bashku me bashkëshortin e tij, më të cilin kishin vuajtur për disa vite dënimin me burg në Pozharevc të Serbisë, për shkak të angazhimeve në shërbim të zgjidhjes së çështjes kombëtare të shqiptarëve. Për këtë arsye, kemi qenë të përndjekur vazhdimisht si familje, tregon djali i të ndjeres, Luani.

Nipi i të ndjeres, Sulë Elezi, nga Kukësi, thotë se halla Kadime ishte bijë e devotshme e fisit të Elezajve, e cila për bindjet e saj patriotike, kishte qenë e persektuar politikisht së bashku me familjen për vite të tëra nga regjimi ish jugosllav. Kurse, Miftar Zogiani nga Fushë Kosova, tregoi se çfarë i kishte treguar nëna e tij e cila së bashku me të ndjeren ndanin të njëjtën qeli me të në burgjet sllavokomuniste, ndërsa dhe ai si foshnje njëmuajshe ishte me ato.

Kadime Planeja, i ishte nënshtruar një torture ç’njerëzore nga regjimi i kohës, të ciles me qendresë mbinjerëzore i kishte mbijetuar, i kishte treguar zotëri Zogianit, nëna e tij.

Kadime Planeja, është varrosur pasdite në varrezat e qytetit të Prizrenit, me nderime të larta qytetare nga një numër i madh pjesëmarrësish./TV Prizreni/

Asnjë koment

Comments are closed.