Nafta, paralajmërohen hetime për çmimet në Kosovë
Valon Prestreshi, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, ka bërë të ditur se do të kërkojë nga Prokuroria Speciale e Kosovës ta hetojnë së bashku industrinë e naftës, pasi kompanitë vazhdojnë të mbajnë çmimet e larta pavarësisht se ato kanë shënuar rënie në botë.
Postimi i plotë në Facebook:
Duke e konsideruar se tregu i derivateve të naftës është mjaft i ndihshëm, nesër, po ashtu do ta kërkoj ndihmën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës që së bashku ta hetojmë këtë dukuri me kujdes, ata nga këndëvështrimi penal, AKK nga këndëveshtrimi civil.
Kodi penal i Republikës së Kosovës përkatësisht neni 301 citoi: Keqpërdorimi i pozitës së monopolit:
1. Personi përgjegjës që ushtron një apo më shumë nga veprimtaritë ekonomike në vijim, të cilat keqpërdorin pozitën monopoliste apo dominuese në treg apo në një pjesë substanciale të tregut, duke u përfshirë në një apo më shumë nga veprimtaritë në vijim, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet, nëse:
1.1. në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë vë çmime të padrejta të blerjes apo të shitjes ose kushte tjera të padrejta tregtare;
1.2. në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë rregullon çmimet e blerjes apo të shitjes ose kushtet tjera të tregtisë;
Ndryshe, prej muajsh çmimi i naftës në Kosovë vazhdon të mbetet 1 euro 20 cent, apo 30 cent më shtrenjtë se në rajon.