Fermerët e komunës së Prizrenit, do të përfitojnë ulje prej 5 centësh për litër nga çmimi i karburanteve.
Marrëveshja e bashkëpunimit në mes kompanisë “Hib Petrol” dhe Komunës së Prizrenit, respektivisht Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural parasheh furnizimin me derivate në mbështetje të fermerëve.
Në kumtesën e Komunës së Prizrenit, thuhet se marrëveshja ka të bëjë vetëm për mjetet mekanike bujqësore.
“Të gjithë fermerët që dëshirojnë të përfitojnë nga zbritja e çmimit ditor të tregut duhet të paraqesin numrin identifikues të fermerit (NIF) e që janë të regjistruar në Drejtorinë e Bujqësisë si fermerë”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja e arritur vlen një vit, me të drejtë vazhdimi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./GazetaePrizrenit.net/