Narqize Arenliu-Hoxhaj emërohet në krye të SHSKUK-së (QKUK)
Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka miratuar letër-dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Pranvera Zejnullahu-Raçi.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në vend të Zejnullahu-Raçi është emëruar Narqize Arenliu-Hoxhaj.
“Bazuar në kompetencat e veta Bordi drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Narqize Arenliu-Hoxhaj.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së, me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderon për bashkëpunimin e treguar”, thuhet në njoftim.