Tre persona humbën jetën tragjikisht, në një aksident trafiku, që ndodhi pak para mesnatës në afërsi të Prizrenit, pjesa e hyrje-daljes Veri në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas burimeve nga Policia të portalit “Gazeta e Prizrenit”, tre persona të tjerë janë lënduar.
Njoftohet se viktimat janë të rinjtë: Molos Delija, Lordi Syla e Nue Bibaj nga Gjakova.
Aksidenti ndodhi, rreth orës 23:30.
Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e një gare ilegale me vetura shoferi i cili i ka dhe se viktimat janë shkelur.
Nuk dihet ende gjendja e të lënduarve të tjerë nga aksidenti.
Lexo edhe:
Prizren: Detaje nga aksidenti fatal ku humbën jetën tre persona në autostradë afër Prizrenit