20-04-2024

Ndahet buxheti për pagesën prej 300 eurosh për specializantët vullnetarë

Ministri i Shëndetësisë, Armen Zemaj ka njoftuar se ka nënshkruar ndarjen e buxhetit për pagesën prej 300 eurove për muajin maj, për kategorinë e specializantëve vullnetarë.

Sipas njoftimit për media, kjo kategori është përfituese e pakos fiskale emergjente të Qeverisë së Kosovës për personelin e ekspozuar gjatë pandemisë.

“Me kryerjen e kësaj pagese, përmbyllen obligimet financiare nga kjo pako sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për stimulimin dy mujor të personelit që ka qenë i angazhuar dhe ekspozuar gjatë pandemisë̈ Covid-19”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.